Zbardhet shkresa/ GJKKO i kërkon Kuvendit marrjen në pyetje të Sali Berishës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar një shkresë Kuvendit ku i kërkon marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shkresa është dërguar më 14 nëntor dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.

“Në zbatim të urdhrit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr. 117, datë 26.10.2023, e Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt marrjen ne pyetje të personit nën hetime me qëllim marrjen në dijeni nga ana juaj”, shkruhet në shkresën dërguar Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com