“Ka edhe një fëmijë tjetër”, flet vëllai i 30-vjeçares që braktisi foshnjën në bodrum: Ishte shoku im, më

Detaje të reja janë mësuar për historinë e 30-vjeçares që braktisi menjëherë pas lindjes foshnjën e saj në një bodrum në Yzberisht, akt që solli edhe vdekjen e të porsalinsurit.

Një ditë më parë, vajza zbuloi se babai i foshnjës nuk kishte pranuar të mbante përgjegjësi, kështu që ajo në moment të fundit vendosi ta braktisë fëmijën në mëshirë të fatit. Ndërkohë, vëllai i saj ka treguar se ka njohje me atë që po aludohet se është babai i foshnjës, për të cilin ai deklaron se e ka pasur shok.

“Unë jam jashtë për momentin dhe nuk u futa dot dje. Unë nuk e kam marrë vesh nga familjarët e mi dhe e mora vesh në internet. Mora në telefon motrën por nuk ma hapën. Mora nusen dhe më thanë kanë ardhur dy-tre policë civilë. Unë kam dyshuar shumë dhe nuk kam mundur t’i them motrës. Kam kap mamin dhe i kam thënë pyete motrën se ka një çikë ndryshime. Ajo ka thënë atë punë kini ju. Ajo ka pasur frikë. I kam pasur pikë të dobët. Para një viti e kam ditur që është lidhur me një person. Nuk ma thanë, por i kuptova njëçikë gjërat. Pastaj, e kapa mat dhe fola me djalin në fjalë. Kemi qenë shokë. Janë lidhur më përpara dhe pastaj ka marrë numrin tim dhe kemi folur në telefon. Kemi qenë në kafe dhe këtë gjë që ma ka bërë prapa shpine, duke e alkoolizuar motrën dhe ka bërë ato gjëra, unë nuk ia kam falur. Ka një vit dhe nuk më ka treguar asgjë”, tha ai për emisionin “Me zemër të hapur”.

I riu ka hedhur akuza të tjera ndaj ish-shkout të tij, duke thënë se ka një fëmijë tjetër jashtë Shqipërisë.

“Se di nëse e ka dashur. Ai me kë nuk fliste me të tjera. Fliste me disa vajza. Motra ime i kishte bërë bllok dhe ai kishte nisur një lidhje me një nga Lushnja. Jashtë ka dhe një fëmijë tjetër. Dua të di; pse ma bëri këtë pas shpine. Jo ta alkoolizonte motrën time. Motra ime i ka treguar se është shtatzënë. Ai i ka thënë; s’dua ta di. Po ta dija e çoja vetë te spitali..ia bëja të gjitha. As vetes time nuk ia fal atë që bëri ajo”, tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com