Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje kontrolli në ‘Shtëpinë e Futbollit’, pasi seancës në palestër dhe ushtrimeve me topin.
FSHF bën me dije se grupit i është bashkuar edhe sulmuesi Myrto Uzuni. Sakaq, mesfushori Keidi Bare ka zhvilluar edhe stërvitje të diferencuar nga grupi.
Armando Broja ka ndjerë një shqetësimi fizik dhe pas kontrolleve mjekësore ka kryer gjithashtu stërvitje veç dhe pritet t’i bashkohet nesër ekipit.