Seanca për Veriun e Kosovën, sherri për kullat e veriorëve në Tiranë

Nga Mero Baze

Nëse ka një standard që e portretizon më së miri Sali Berishën, është standardi I seancës së sotme plenare, ku Kuvendi kishte vendosur të diskutonte për Kosovën, situatën delikate në veri të saj, dhe rreziqet për rajonin, por sherri më I madh u përqendrua rreth kullës së tij dhe akuzat për blerje e shitje mes fraksioneve të opozitës.
Do të mjaftonte minimumi mungesa e solemnitetit, mungesa e seriozitetit dhe mbi të gjitha mungesa  e përgjegjshmërisë për temën që diskutohej, për të kuptuar realisht se çfarë mund të bëj Sali Berisha për hallin e tij.

Së pari debati rreth veriut të Kosovës dhe qëndrimit të shtetit shqiptar, bazohej mbi gënjeshtra dhe citime të shpikura të intervistave të Edi Ramës, a thua sikur ata janë zhdukur e njeriu s’mund ti lexoj më, por do ti dëgjoj të përmbysura nga “opozitarët”.

Njëri i thoshte ke thënë që “Veriu është tokë e askujt”, tjetri I thoshte ke thënë që “KFOR duhet të pushtoj Veriun e Kosovës”, dhe pastaj mbi dy gënjeshtra të shpikura, vazhdonin teori banale politike, që vënë në siklet dhe ata pak njerëz në Kosovë, që mendojnë se mund të dëgjojnë ndonjë zë serioz nga Shqipëria.

E kuptoj që nuk bëhen merak se çfarë mendojnë mbështetësit e tyre, pasi ata kanë hequr dorë nga të menduarit por duhet të kenë pak respekt dhe për ata që mendojnë se po diskutohet vërtet për Kosovën.

Së dyti devijimi I një teme serioze dhe të rëndësishme, në debate personale, ndaj njerëzve që Sali Berisha ka probleme emocionale. Aq jo serioze u bë situata sa të vetmet lajme të prodhuara nga salla e Kuvendit janë replikat për kullën e Saliut dhe akuzat e Bardhit për Lulzim Bashën dhe anasjelltas për kulla dhe metra katror në kulla.

Madje që Berisha të ikte I qetë më shpiku dhe mua një ujësjellës në jug, madje më veshi dhe policë dhe më dërgoi të rrah disa protestues edhe pse jam jashtë Shqipërisë.

E gjithë kjo vetëm nga paranoja se unë I kam hapur telashe me kullën në mes të Tiranës dhe Basha nga ana tjetër është I dyshuari I madh I këtij konspiracioni.

Tani në vend të diskutojë për Kosovën në Kuvend, duhet të sqaroj katet e kullës dhe si kundërpërgjigje do numëroj metrat katrorë të Bashës. Dhe për të mos e lënë me kaq, shpreson të prish dhe një ujësjelles që ndërton qeveria për tre fshatra në jug, duke shpikur që Mezhgoranit po i marrin ujin, ndërkohë që atij fshati po i ndërtojnë ujësjellësin, i cili ka tre vjet që ka filluar.

Nuk e di pse e ka shpikur këtë fabulë me dy të çmendur të Foltores aty, ndoshta po të njëjtit, që kanë firmosur që ujin tia japin një hidrocentrali dhe jo ujësjellësit. E garantoj, që kur të bëhet ai ujësjellësi, do ti kërkoj zyrtarisht që të mos e lidhin ish shtëpinë e prindërve të mij me atë rrjetin e ujësjellësit të ri, pasi për fat ka plot ujë në shtëpi nga e cili marin dhe fqinjët që kanë ngelur aty. Kaq mund tia bëj nder që te qetësohet se mos pi dhe unë ujë aty ndonjëherë që shkoj. Më shumë se kaq, nuk kam çfarë të bëj.

Përpjekja e tij për të ngjallur përçarje fetare mes fshatrave në jug, me shpresë se kështu gjithë zonat në Shqipëri do bëhen siç bëri Tropojën ku ai nuk shkel dot, nuk funksionon. Por e vetmja gjë që funksion tek ai, është që dhe në ditë të veçanta si e sotmja, kur duhet të ruante seriozitetin e seancës, ai nuk e ka mendjen tek armiqtë e Shqipërisë por tek hallet e tij dhe sidomos tek armiqtë e tij. Mjaftonë ti kujtohen ata dhe atij i shfaqen para sysh vjehrra e tij serbe dhe dajat e gruas së tij serbe , dhe bastradon dhe një seancë serioze për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com