90% e zjarreve të kësaj vere ishin të qëllimshme! Cara: Ndizen për kullota, por edhe nga pakujdesia

Hapja e kullotave, parcela për ndërtim dhe vetëm pak raste nga pakujdesia, janë shkaqet kryesore të vatrave të zjarrit këtë vit në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Arben Cara, në një intervistë për Tv Klan thotë se në 90% të rasteve zjarret kanë qenë të qëllimshme.

“Kemi zjarre aksidentale nga pakujdesia, banorëve që mundohen të pastrojnë parcelat e tyre, ullishteve, grurit, por mbi 90 % e rasteve të zjarrit janë vatra të qëllimshme. Kryesisht janë çobenjtë ata që shkaktojnë zjarre duke hapur kullota për bagëtitë e tyre. Ndoshta për të hapur edhe një parcelë për të ndërtuar”, tha ai.

Krahasuar me një vit më parë, në Shqipëri janë regjistruar 10% më shumë raste zjarri, duke bërë që gjatë një dite të evidentohen 53 ngjarje të tilla.

“Situata e zjarreve ka qenë vërtetë alarmante. Kemi patur një 10% më shumë se vitin e kaluar vatra të shtuara zjarri. Këtë vit kemi pasur 10-15 raste minimalja në ditë, por kemi pasur deri në 53 raste zjarri në ditë në të gjithë Shqipërinë në 61 bashki”, tha ai.

7 kanë qenë qarqet më problematike.

“Zona e Gjirokastrës, Korçës, Dibrës, Fierit, Vlorës Lezha, Shkodra, kanë qenë qarqet më me probleme më me vatra zjarri”, tha ai.

Të dhënat e policisë tregojnë se vetëm për muajin Gusht, në rang vendi janë arrestuar 25 persona dhe janë proceduar 40 të tjerë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com