8 mln euro kokainë! Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, 15 të arrestuar

Drejtoria e Antimafias së Bolonjës në Itali ka goditur një kartel ndërkombëtar të narkotrafikut, mes tyre edhe shqiptarë.

Në Emilia Romagna u njoftua sot (14 Janar) arrestimi i 15 personave të përfshirë në një rrjet italo-shqiptar dedikuar trafikut ndërkombëtar të drogës.

Midis të arrestuarve, 5 banojnë në provincën e Reggio Emilia. Hetimi, i nisur në vitin 2020, zbuloi një sistem kompleks të importit, posedimit dhe shpërndarjes së substancave narkotike nga Shqipëria, Kosova, Ekuador, Kolumbia dhe Holanda.

Organizata akuzohet se ka menaxhuar mbi 23 kilogramë kokainë, 6 heroinë, 80 kg hashash dhe 240 marihuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro nëse shitej në treg.

Substancat u shpërndanë gjerësisht në të gjithë territorin kombëtar, me lidhje të drejtpërdrejta nga Emilia-Romagna në Kalabri.

Midis anëtarëve, janë identifikuar individë të lidhur me ‘Ndrangheta’ dhe grupe të tjera kriminale në Lazio dhe rajone të tjera të Italisë, deri në Kalabri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com