8 Dhjetori, Petro Koçi mesazhi për të rinjtë dhe pasoja e shembujve të gabuara

Shqipëria përkujton sot 8 dhjetorin e 1990, lëvizjen studentore që solli rënien e komunizmit. Në një mesazh të fuqishëm dhe reflektues, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koci shpreh mendimet e tij mbi situatën e rinisë së sotme, duke theksuar rëndësinë e shembujve dhe ndikimit që kanë ata që edukojnë.

Ai e lidh problemin e rinisë me hendekun mes fjalëve dhe veprimeve, duke kujtuar se shembujt e vërtetë janë ata që formojnë të ardhmen. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Koçi i bën thirrje të rinjve të ndjekin këngën e bukur të jetës dhe të kenë kujdes nga ato që prezantohen si mundësi të reja, por që shpesh fshihen pas iluzioneve.

“8 Dhjetor. Nese ndonje ankohet per te rinjte e sotem fajin duhet ta kerkoje me shume te vetja per shkak te hendekut mes te thenes dhe te beres se vet. Shembulli edukon ose çthurr. Thueja rini, kanges ma t’bukur qe di! Kujdes nga germadhat qe shiten si bote e re! Gezuar”, shkruan deputeti Koçi./a.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com