Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasin V. H., 71 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur.
Arrestimi ka ndodhur pas hetimeve intensive, të cilat kanë çuar në zbardhjen e këtij krimi, shkruan A2 CNN.
Autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme për ndalimin e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të marrë veprime të mëtejshme ligjore.