Më 18 Janar në mbrëmje, TikTok u “fik” në SHBA, një përgjigje “sfiduese” kjo ndaj krijuesit të platformës, për të gjitha shqetësimet që ishin ngritur nga qeveria amerikane. Por në pak ditë, situata u normalizua me shkuarjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pasi u betua, ai firmosi një urdhër ekzekutiv që i zgjati “afatin” TikTok me 75 ditë, për blerjen ose pezullimin total të kësaj platforme. Teksa Trump i dha kohë ByteDance që të gjejë një blerës të denjë, shumë biznesmenë “fërkojnë duart” për të mos e humbur këtë rast, që në fakt kushton plot 50 bilion dollarë. ByteDance fillimisht nuk e pranoi shitjen e TikTok në Amerikë, por duke parë rrethanat, shanset janë thuajse absolute për një marrëveshjeje që “është në interes të të gjithëve”.
Nisur nga lajmet që qarkullojnë për marrëveshjet potenciale, ja lista e “kandidatëve” kryesorë që mund ta marrin nën kontroll platformën:
I listuar nga “Forbes” si njeriu më i pasur në botë, CEO i “Tesla” dhe “SpaceX” Elon Musk ka shumë gjasa të bëhet pronar i TikTok. Kjo sidomos duke ditur besimin që Trump ka tek ai, gjë që e ka treguar përgjatë fushatës elektorale. Tashmë i ka dhënë edhe drejtimin e “Departamentit të Efiçensës Qeveritare”. Madje, në media Presidenti amerikan ka thënë se nëse “Musk dëshiron, mund ta blejë!”. Edhe në një raport të Bloomberg thuhet se Kina e sheh ‘të udhës’ t’ja shesë platformën pikërisht Musk. Shtuar këtu edhe qëndrimin e tij ndaj pezullimit të TikTok, të cilën e sheh si censurë!
MrBeast
Blogeri Jimmy Donaldson, i njohur në interner si MrBeast e ka bërë të qartë interesin e tij për të blerë TikTok. Ai ka më shumë subscribers se çdo njeri tjetër në planet, në Youtube, plot 340 milionë e më shumë se 113 milion ndjekës në TikTok. Madje në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar “Ok, po e blej TikTok-un që të mos e pezullojnë, mund të bëhem CEO juaj i ri”. Thuhet se Donaldson është bashkuar me disa investitorë të udhëhequr nga themeluesi dhe CEO i Employer.com, Jesse Tinsley, në ofertën e tyre për TikTok.
Kevin O’Leary
Investitori kanadez Kevin O’Leary e njëkohësisht ylli i “Shark Tank” e ka shprehur po ashtu dëshirën e tij të madhe për të blerë TikTok. Ai ka deklaruar se “20 bilion dollarë janë në tavolinë, cash”. Më tej, ka theksuar se po bën përpjekjet e tij për një marrëveshje në Capitol Hill, e nëse kjo gjë arrihet ai do rishkruajë rregullat e rrjeteve sociale.
Larry Ellison
Trump e ka parë si pretend të mirë edhe shefin e teknologjisë Lary Ellison. “Larry, le të negociojmë para mediave. Bleje dhe gjysmën jepja Shteteve të Bashkuara”, ka thënë publikisht Trump.
Steven Mnuchin
Ish-Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin i cili ka shërbyer gjatë mandatit të parë të Trump, është futur në bisedime sa i takon TikTok. “Tani që Presidenti Trump është i gatshëm për marrëveshje, ne do e ndjekim procesin me përpikmëri në 75 ditët e ardhshme. Jemi shumë të interesuar në këtë biznes dhe e kemi gati planin teknologjik”, ka thënë ai.
“Perplexity AI”
Në listë figuron edhe një “motor përgjigjesh pa pagesë me Inteligjencë Artificiale”, që konkurron me OpenAI dhe Google. “Associated Press” raporton se kompania në fjalë ka bërë një propozim të ri ndaj ByteDance, që do i lejonte qeverisë amerikane të zotëronte gjysmën e platformës.
Hyn sërish në lojë edhe Microsoft!