Një 34-vjeçare, është proceduar penalisht pasi shiste online veshje të ndryshme të kontrabanduara.
Policia ka zhvilluar një kontroll në ambientin që 34-vjeçarja magazinonte produktet dhe i shiste online ku aty kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale veshje të ndryshme me vlerë rreth 7 000 Euro.
Për këto mallra, ajo nuk dispononte faturën përkatëse të deklarimit në autoritetin doganor.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.