63 të vdekur nga uragani “Helene”, paralajmërohen edhe tornado

“Helene”, uragani më i fortë në histori që ka goditur Floridën, tani është një ciklon tropikal me një intensitet të ulët, por që pasojat e tij janë katastrofike. Dhjetëra persona kanë humbur jetën ndërsa disa komunitete janë rrafshuar, ura janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve të fuqishme. Gjendja e emergjencës vijon ende në shumë shtete. Më shumë se 400 rrugë mbeten të mbyllura në Karolinën Veri-perëndimore. Më shumë se 3 milionë pa energji elektrike në disa shtete në të gjithë SHBA-në lindore.

Në vazhdën e stuhisë, qyteti i vogël bregdetar i Horseshoe Beach është i shkatërruar, shtëpitë e tij janë kthyer në gërmadha. Banorët shprehen se çdo gjë humbi në pak sekonda.

“Kemi kaluar shumë uragane, nga Indila e cila shkaktoi pak dëme në këtë shtëpi, ishte Debby po ashtu shkaktoi dëme të mëdha dhe tani ky uragan që fundosi çdo gjë. Të gjitha u shkatërruan, shumë kujtime humbën.”

Për ekspertët, uragani “Helene” është ndër uraganet më të fuqishme që ka goditur SHBA-në në vitet e fundit. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka parashikuar një sezon stuhish mbi mesataren e Atlantikut këtë vit për shkak të temperaturave të larta  të oqeanit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com