60 vjet pas atentatit, dalin në ankand pamjet e rralla filmike ku u vra presidenti i SHBA John Kennedy

60 vjet pas atentatit, pritet të dalin në ankand pamjet filmike ku u vra presidenti i SHBA  John Kennedy.

Associated Press ka publikuar disa pamje të rralla të autokolonës së presidentit të ndjerë amerikan John F Kennedy, që ecën me shpejtësi gjatë autostradës në drejtim të spitalit në Dallas.

 

Pamjet janë zbuluar nga ekspertët dhe do të dalin së shpejti në ankand. Pamjet zgjasin 10 sekonda.

Ishte Dale Carpenter Sr., një biznesmen nga Teksa që atë ditë u shfaq në Lemmon Avenue në Dallas, me shpresën për të filmuar John F. Kennedy ndërsa autokolona e tij kalonte.

Por makina e presidentit kishte kaluar tashmë, dhe ai regjistroi vetëm një pjesë të procesionit.

Nxitoi të regjistronte autokolonën nga një tjetër vend, por kur e arriti atë, në një prej limuzinave ishte presidenti JFK i qëlluar, dhe kamera e tij kap nje fragment të kostumit Channel ngjyrë rozë.

Për dekada, fragmentet 8 milimetra të Carpenter kanë qenë një trashëgimi familjare.

Nipi i tij, James Gates i zotëron ato. Ai ka shprehur se prej vitesh ato ishin në një arkë qumështi në papafingo dhe përmbajtja e tyre ishte po befasuese për familjen sa edhe për pjesën tjetër të botës.

Ankandi për shitjen e pamjeve të rralla që janë regjistruar më 22 nëntor 1963 do të mbahet më 28 shtator në Boston.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com