Tragjedia në familjen shqiptare në Kretë ka tronditur mbarë opinionin publik në ishullin grek.
Ditën e djeshme, Nikola rreth 7 vjeç humbi jetën, pasi u mbyt në det, ku kishte shkuar për të notuar, pavarësisht paralajmërive të nënës, e cila e ndaloi të hynte në det për shkak të dallgëve të forta.
Mediat lokale në Kretë bëjnë me dije se Nikola i vogël do të varroset në Shqipëri.Mes hidhërimit për humbjen e madhe, familja e të miturit, nxënës i klasës së parë, po haset me probleme për transportin e trupit në Shqipëri për shkak të vështirësive financiare.
Për këtë asrye komuniteti lokal në ishull po mbledh fondet e nevojshme për varrimin e vogëlushit Niko në Shqipëri.
Banorët e zonës tashmë kanë filluar të kontribuojnë, duke treguar mbështetjen e tyre për familjen e të ndjerit.
Mediat helene raportuan dje se fëmija i mitur i quajtur Nikolas i moshës 6-7 vjeç u mbyt ndërsa ishte duke notuar në zonën e Arvit.
I mituri ishte në plazh bashkë me nënën, e cila tentoi disa herë që ta ndalonte të futej për tu larë për shkak të dallgëve, por në një moment ai ka arriti ë hyjë fshehurazi dhe më pas ka ndodhi tragjedia.
Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit.
Mjekët, që shkuan me urgjencë në vendngjarje, tentuan ta rikthenin në jetë përmes defibrilatorit. Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve nga ana e mjekëve, vogëlushi nuk ia doli të mbijetonte.
/a.r