52-vjeçari rrahu djalin e mitur, gruaja: S’ka ushtruar kurrë dhunë më parë, duhet të lirohet

Melinda Duraku, bashkëshortja e Shpëtim Durakut, i arrestuar një ditë më parë pas një video të publikuar në rrjetet sociale teksa godiste djalin e tij të vogël, në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” ka deklaruar se bashkëshorti i saj nuk është i dhunshëm.

Ajo u shpreh se videon e ka parë në polici për herë të parë, ndërsa theksoi se nuk kanë pasur kurrë konflikte as me njëri-tjetrin dhe as me fëmijët.

Dje e pash videon te policia. Më thanë a është burri jot? Po i thashë. Ja më thanë, djalin 5 vjeç e kanë rrahur. Shpëtimi s’ka qenë kurrë i dhunshëm në shtëpi. Nuk ka rrahur fëmijët, as mua. Ka qenë te lodrat se më dolën mua para te puna. Kam 5 fëmijë dhe këtë në bark, 6”, u shpreh ajo.

Melinda Duraku bëri thirrje për lirimin e bashkëshortit të saj, ndërsa shtoi se streset dhe ekonomia e dobët mund të kenë qenë shkak i dhunës së ushtruar ndaj djalit.

“Do jetë mërzitur, streset dhe kanë ndikuar që e ka rrahur. Jam me qira, në kushte të vështira. vetëm burri punon. Tani që e kanë arrestuar jemi të dy pa punë.

Shpëtimi punonte në ndërtim. Pronari kërkon lekët e shtëpisë, po ku ti marr unë? S’kam pasur kurrë konflikte me Shpëtimin. Kemi kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin. Kërkoj të më lirojnë burrin nga burgu”, u shpreh Melinda Duraku.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com