Një institucion financiar në Tiranë është tentuar të vidhet, mirëpo kjo tentativë e autorëve ka rezultuar e dështuar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve.
Policia ka arritur që të identifikojë autorët dhe ka publikuar fotot e tyre. Duke kërkuar ndihmën e qytetarëve, uniformat blu bëjnë me dije se për këdo që ka informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve do ketë një shpërblim 5000 euro.
“Ditën e sotme, më datë 06.01.2024, jemi njoftuar për një vjedhje, të mbetur në tentativë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve, në një institucion financiar në kryeqytet. Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftim.
/f.s