“5 milionë euro për kokën e Martinajt, policia di emrin e ekzekutorit”/ Hoxha: E kërkuan në det, por tani po e kërkojnë…!

Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt, të cilën ai e konsideron vrasje dhe thotë se disa organizata të krimit u bënë bashkë për të eleminuar “mbretin” e lojrave të fatit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se për kokën e Martinajt janë paguar 5 milionë euro.

“Në fakt para një viti e gjysmë, kur ka ndodhur ngajrja kam dhënë një version, në kohën kur nuk e besonte askush, që Martinaj është rrëmbyer dhe është vrarë. Nuk janë dhënë tre por janë dhënë pesë milionë euro. Ai është kërkuar në det për muaj të tërë, sepse u mendua se mund të jetë hedhur nga zona e Durrësit në Qerret. Ndërkohë, muajt e fundit po kërkohet në tokë. Ka informacion, ka një foto, ai person duket ku e ka plumbin.

Nuk ka patur shumë kohë. Di që policia di edhe emrin se kush e ka bërë. Ai person është larguar nga territori i Shqipërisë, por pagesa ka qenë e disa gruepeve.

Në atë kohë u krijua një aleancë, sepse Martinaj nuk ishte njeri i zakonshëm, por bëri revolucion në botën e krimit të organizuar, duke miksuar, biznesin, krimin dhe politikën. E mori bazën kur ishte e djathta dhe u fuqizua më shumë kur ishte e majta edhe pse kundërshtar. Ai u bë problem për qeverinë, por edhe për Rithemelimin.

Nëse do të gjendet kufoma, do të kemi deklarim zyrtar.

Shifra pesë million euro ka qenë e deklaruar por nuk gjendeshin ekzekutorët.

Martinaj kishte komunikuar me Dumanin dhe i kishte thënë nëse ti godet Indrit Doklen, ke 500 mijë euro. Imagjino, 5 milionë ka dhënë SHBA për të kapur Escobarin, që vajti 30 miliardë dollarë”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com