47-vjeçari në Durrës bie aksidentalisht nga ballkoni, humb jetën

Një 47-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht këtë të hënë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar.

Policia thotë se dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte. Për pasojë dëmtimet kanë qenë të shumta dhe ai nuk ka mbijetuar dot.

Megjithatë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com