Personat që shihni në foto janë tre të arrestuarit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte eksploziv nga Kosova në Shqipëri të fshehura brenda kutive të lëngjëve të frutave.
Të arrestuarit janë Lion Pira, Shkëlqim Halabaku dhe Rigon Maliq.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, tha se gjatë aksionit janë zbuluar 203 kallëpe tritoli me peshë mbi 40 kilogramë. Sipas tij, sasia e lëndës eksplozive do të përdorej në Shqipëri në ngjarje kriminale.
/f.s