38 dronë hidhen drejt Ukrainës, forcat ajrore deklarojnë se kanë rrëzuar 25

Forcat ajrore të Ukrainës deklaruan se janë përballuar me sulme të reja nga Rusia. 38 dronë u lëshuan nga Rusia 25 prej të cilëve u rrëzuan sipas mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Dronët u shkatërruan mbi rajonet e Odesës, Hersonit, Mikolajivit, Kievit, Sumit, Zhitomirit dhe Çerkasit, u tha në njoftim.

Sipas ushtrisë ukrainase, tre dronë “u zhdukën, pasi kaluan kufirin rumun”. Rumania, shtet anëtar i NATO-s, përmes një njoftimi tha se janë lëshuar mesazhe telefonike në qarkun Tulkea, që gjendet në kufi me Ukrainën, për të paralajmëruar publikun për rrezikun nga rrëzimi i mbetjeve të dronëve. Kjo është hera e dytë që Rumania lëshon një paralajmërim të tillë në ditët e fundit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com