9 Nëntor 1989 ishte viti që shënoi rënien e murit të Berlinit.Fillimi i demokracisë hasi peripeci,por nuk e ndali Gjermaninë të kthehej në një prej vendeve më të fuqishme të botës.
Pas vendosjes në krye të Gjermanisë të Adolf Hitler i cili mori në mënyrë totalitare pushtetin,kjo do të shënjonte krizën më të madhe në historinë globale:Luftën e dytë Botërore.
Në mënyrë paradoksale,Gjermani ka një datë në kalendarin historik,me dy ndodhi madhore.
9 Nëntor 1938
Një luftë barbare ndaj hebrenjve të cilët u sulmuan sistematikisht derisa në 1942,nisi agjësimi i plotë i tyre.Në 9 Nëntor 1938,dyqanet e hebrenjve u shkatërruan plotësisht.U vranë rreth 100 njerëz,ndërsa 26,000 të tjerë u vendosën në kampe përqëndrimi. Pogromi u quajt në mënyrë cinike “Reichskristallnacht” dhe do të shërbente si “provë e parë gjenerale” për Holokaustin.
Rreth gjysmë shekulli më vonë,51 vite më pas më datë 9 Nëntor 1989,shënoi ditën e rënies së murit të Berlinit.E pabesueshme ishte për të gjithë gjermanët që kishin përjetuar ndasinë,por dhe vështirësitë e kohës.Presioni për të lehtësuar mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve kishte muaj që lobohej. Ishin zhvilluar demonstrata kundër regjimit totalitar të shtetit RDGJ. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadën e RFGJ-së dhe të disa vendeve evropiano-lindore duke kërkuar azil politik.Por e papritur ishte që në konferencën e kësaj date,të deklaroheshin futja në fuqi e ligjeve të reja.Dhjetëra mijëra njerëz kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë Berlinit. Gëzimi ishte në kuptimin e plotë të fjalës ‘pakufij’.Në këtë mënyrë,u shemb njëherë e mirë regjimi totalitar u kohës dhe nisi një kapitull i ri për Gjermaninë.Një proces unifikimi së brendshmi që kishte më tepër kohë sesa ribashkimi shtetëror,por që dha rezultate të mrekullueshme vitet pasardhese.