33-vjetori i themelimit të PD-së, Basha shpalos objektivin e 2025-ës: Jemi shpresa e vetme e shqiptarëve, së shpejti progra

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, në një atmosferë festive mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve demokratët për të festuar 33 vjetorin e themelimit të kësaj force politike.

Teksa ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve Basha nuk ka pranuar të komentojë gjatë para medieve përveçse t’i falenderojë, ndërsa brenda festës, teksa mori fjalën shpalosi planin e tij ambicjoz për ringritjen e së djathtës dhe për rikthimin e saj në pushtet, si e vetmja shpresë për shqiptarët, që t’i japin fund tranzicionit dhe korrupsionit qeveritar, që sipas tij mban peng të ardhmen e vendit.

Lulzim Basha pranoi se sistemi aktual politik ka dështuar, ndaj edhe kërkoi dhe premtoi se ai do të ndryshojë në të mirë të interesit publik. “Ky model ka dështuar dhe do të ndryshojë”, tha Basha, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2025.

Më tej në fjalën e tij, Basha tha se “e di që në këtë përvjetor nuk jemi aty ku duhet të ishim”, por shtoi se “askush nuk e bën pis këtë datë historike”.

Teksa premtoi rikthimin e opozitës në vendin që i takon, Basha u shpreh se “do të shpalosim shumë shpejt programin tonë qeverisës, program që do transformojë Shqipërinë”.

“Partia Demokratike do të bëhet shumë shpejt partia e së ardhmes së shqiptarëve, e interesit tonë kombëtar”, tha Basha, duke premtuar se ajo do të jetë një parti që do të qëndrojë krah SHBA-ve dhe Bashkimit Europian. Kryedomokrati shtoi se PD është dhe do të mbetet e vetmja shpresë për shqiptarët. “Ne do t’i japin fund tranzicionit 33-vjeçar, sepse Shqipëria do të bëhet”, – tha mes të tjerash Basha, i cili shtoi se forca e tij politika ka depozituar në Kuvend edhe kërkesën për vetting-un e politikanëve.

Basha premtoi se PD-ja e së ardhmes, ajo europiane, do të mbështetet te njerëzit e mirë e të ndershëm, të punës, tek të rinjtë dhe intelektualët për të mundësuar ndryshimin dhe transfomimin e Shqipërisë.  Edhe kandidatët e ardhshëm për deputetë, u shpreh Basha, do të jenë ndër njerëzit më të vlerësuar të shoqërisë sonë dhe do të prezantohen një vit para zgjedhjeve të reja parlamentare. /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com