Festohet sot 33-vjetori i Partisë Demokratike. Kryedemokrati Lulzim Basha, ndonëse demokratët ky përvjetor i gjen të përçarë, në kampe të ndryshme dhe me një mori problemesh të brendshme, pas shkëputjes nga e kaluara, është duke e ringritur këtë forcë politike drejt një të ardhmeje europiane dhe me premisa për t’u rikthyer në pushtet.
Partia Demokratike zyrtare e udhëhequr nga Lulzim Basha ka zgjedhur ta kremtojë sot ditëlindjen e 33-të me një festë në Pallatin e Kongreseve. Mes shumë personaliteteve që kanë dhënë kontribut ndër vite vlen të përmendet se PD-së zyrtare i janë bashkuar disa figura të njohura si ish-Presidenti Bamir Topi dhe themeluesi, njëherësh ish-ministër dhe ish-deputeti i PD, Rexhep Uka.
Mbetet ende është e paqartë nëse do të ketë një ceremoni festive nga “Rithemelimi” i Sali Berishës, apo grupimi i konsideruar neutral i deputetëve që mbështet Gazmend Bardhi.