Një 31-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka dhunuar dhe i ka marrë një shumë parash të atit të tij.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë në Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan ndaloi me iniciativë shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka marrë atij një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r