300 mijë palestinezë i pret shkatërrimi dhe humbja, Izraeli: 8 pengje kanë vdekur

Mbi 300 mijë palestinezë të shpërngulur u dyndën drejt zonës më të shkatërruar të Gazës, pasi Izraeli hapi rrugën drejt veriut për herë të parë që prej fillimeve të luftës me Hamasin. Turma njerëzish disa prej të cilëve më foshnjë në duar , me karroca apo plaçka në kurriz, përshkruan mes brohorimave kilometra të tërë, edhe pse ajo që i priste atje ishte shkatërrimi total. Sipas një zyrtari të Hamasit, rreth 90 përqind e të shpërngulurve në Gaza të cilët rikthehen në veri të rripit, nuk kanë një shtëpi ku të qëndrojnë.

Sipas tij, banorët po ecin për më shumë se 8 kilometra në rrugë të shkatërruara, dhe se nuk ka resurse të disponueshme për ti mirëpritur. Shumë prej të kthyerve e kaluan natën në qiell të hapur. Banor i Gazës

“Kemi disa orë që kemi mbërritur dhe askush nuk ka ardhur të na shohë. Shikoni si po qëndrojmë, në rrugë. Askush nuk është interesuar për kushtet tona. Fëmijët janë të dërrmuar, e nuk mundemi as të komunikojmë me të afërm të tjerë që kanë mbërritur”, thotë një banor i Gazës.

Ndërsa izraelitet vijojnë të mbajnë frymën pezull për pengjet ende në duart e Hamasit. Pyetja nëse ata janë ende gjallë në brendësi të Gazës, ka munduar prej muaj familjarët, pasi deri më tani informacionet kanë qenë të paqarta.

Por të hënën zëdhënësi i qeverisë njoftoi se kishin siguruar një listë nga Hamas që tregonte se 8 prej 33 pengjeve që pritet të rikthehen gjatë fazës së parë të armëpushimit kanë vdekur. Siç tha, familjarët janë vënë në dijeni dhe informacionet përputheshin me sugjerimet e agjencive të tyre të inteligjencës.

7 pengje, të gjitha gra, janë liruar që prej nisjes së armëpushimit, e 6 të tjerë do të dorëzohen deri në fund të javës. Mes pengjeve kane mbetur persona nga 2 deri në 86 vjeç, e gjendja shëndetësore e disa prej tyre thuhet të jetë jo e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com