“30 vite pa u ndëshkuar, Berisha thotë s’kam bërë krime”, Frrok Çupi: Bardhi e Basha, matrioshka! S’bëjnë dot opozitë

Analisti Frrok Çupi i ka cilësuar Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën matrioshka dhe qesharakë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se ata nuk mund të bëjnë opozitë, pasi i kanë sytë te Sali Berisha.

“Bardhi është konsideruar arkitipi i haremit. Janë qesharakë shumë, ky është më qesharaku. Kështu është ndërtuar, PD ka mbetur në këtë situatë. Sali Berisha nuk krijon gjëra të vërteta, të dobishme, të ndershme. Ky shëmtim i madh, i rrinë poshtë ballkonit.

Janë figura, sa qesharake edhe tragjike. Gjithë këto që i nxjerrin, bëjnë sikur i kanë harruar krimet. 30 vite pa u ndëshkuar, edhe Berisha thotë, nuk paskam bërë krime.

E vetmja mënyrë për të përballuar, pse duhen marrë vetëm me humor, të këqijat e kësaj bote kalohen duke qeshur. Është e vetmja mënyrë, për t’i dëshmuar realisht se çfarë janë. PS, mazhoranca, si askund në botë, është në marrëveshjen më të fuqishme me popullin e vet.

Janë të të njëjtën shkollë, janë matrioshka, dalin nga e njëjta kuti. Nga sytë e vet i ka lidhur Sali Berisha, e kanë të pamundur të jenë opozitë. Si mund të jetë opozitë, kur realisht janë të pabesueshëm. Si mundet, është mëkat, t’i thonë popullit që jemi ne në përgjegjësi për të të shpëtuar”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com