“3 vitet e shkuara nuk kanë qenë normale në PD”, Tabaku zbulon strategjinë e saj për fushatën elektorale: Do të fokusohem tek…

E ftuar në emisionin Çdo Kënd në A2 CNN, deputetja demokrate Jorida Tabaku foli dhe për strategjinë që ajo ka zgjedhur për të ndjekur në këtë fushatë zgjedhore, të cilën ajo e cilësoi si të pazakontë.

Përballë gazetares Merita Haklaj, Tabaku rrëfeu se ajo gjatë këtyre ditëve deri në zgjedhje do të takohet me njerëzit në rrugë dhe kudo, teksa synimi është informimi i tyre për të vërtetën.

“Unë e kam bërë fushatën derë më derë. Ata që më ndihmojnë mua më thonë që duhet ta shfaq më shumë këtë pjesë. Kam një ekip me të rinj. Është diçka normale. Unë e bëj pazarin vetë. Se dalë duke bërë Pazar nuk është gjë e re. Unë pothuajse çdo ditë bëj video për ekonominë. Jemi gjithë kohës në lëvizje dhe iu përgjigjem atyre gjërave si akuza. Fokusohem te të vërtetat. Unë kam punuar çdo ditë në katër vite. 3 vitet e shkuara nuk kanë qenë normale në PD. Por është kënaqësi kur takon njerëz në rrugë. Qytetari të identifikon në këtë mënyrë”, tha Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com