3 vite pas vrasjes/ Rindërtohet skena ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani në Elbasan

Gjykata e Apelit të Elbasanit ka kërkuar rindërtimin e skemës së vrajës së Pjerin Xhuvanit, krim i ndodhur në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021 në Elbasan. Mëngjesin e sotëm (27 mars) 3 ekspertë të kriminalistikës, 2 prej të cilëve të pavarur, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punën për rindërtimin e skemës së krimit.

Kjo do të jetë hera e dytë që rindërtohet skema e krimit, ku në korrik të 2022 Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen, por konkluzionet nuk kanë qenë bindëse për gjykatën.

Ekspertët Arjan Hanko nga Instituti i Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspertë të pavarur, duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesave të Arbër Paplekaj, i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij, por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjeje.

Arbër Paplekaj është i vetmi person që po përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjen, i cili pranoi krimin dhe u vetëdorëzua, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com