Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, për një sërë veprash penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
•Në zbatim të masave të përcaktuarapër kontrollin e imtësishëm në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Sh., 64 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu teke, që ky shtetas e mbante pa leje.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 37 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka kanosur me fjalë një 59-vjeçare, për motive të dobëta.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 56 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka bërë njoftim të rremë në organet e rendit.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Elbasan shpallën në kërkim shtetasit I. D., 31 vjeç dhe K. D., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Haxhias”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma shtetasin S. V., si dhe kanë prishur qetësinë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.d