Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme, në Vlorë.
Sipas policisë, një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor, i cili aktualisht ndodhet në spital.
“Rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani” një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. Ll., 27 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale P. M., 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftojnë blutë.