25 VITE MË PARË/ Çmimet e shtrenjta në art i shtyjnë njerëzit të preferojnë pikturat “industriale”

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 24 dhjetor 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Çmimet e shtrenjta ne art i shtyjnë njerëzit të preferojnë pikturat “industriale”

Një sezon i vështirë si për artistët e artit figurativ, ashtu dhe për pronarët e galerive të Tiranës, Sipas një sontazhi të bërë në galeritë private të Tiranës, shitja e pikturave dhe skulpturave ka rënë në masë. “Njerëzit preferojnë më mirë të blejnë me çmime qeshar ake “piktura” industriale, se sa t’i drejtohen galerive”, thonë pronarët e galerive private. Pikturat e tregut janë shumë më pak të kushtueshme se sa ato të galerive, ku pady- shim pikturat kanë vlera të vërteta arti.

Tefik Dedei drejtues i Galerisë T&G u shpreh për ATSH-në se, “po behet një periudhë relativisht e gjatë, gjatë së cilës ka patur nje rënie të ndjeshme në shitjete pikturave”. Në një analizë të përgjithshme rezulton se kjo rënie është shkaktuar jo vetëm nga kushtet ekonomike të popullsisë, por dhe nga kostoja tepër e lartë e punimeve artistike.

Në botë arti është tepër i çmueshëm dhe vlerësohet shumë, ndërkohë që në Shqipëri arti nuk merr vlerë simin e duhur material, kushtezuar kjo nga kushtet e një niveli të ulët ekonomik të popullsisë. Të paktat shitje, që shenohen gjatë ketyre muajve të fundit, bëhen nga klientët e huaj, të cilët e kanë gjetur blerjen e artit në Shqipëri, shume lire, nderkohe qe ai art kudo në botë kushton 30-40 fish me shtrenjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com