Një i ri nga Elbasani është vënë nën hetim nga policia, pasi në makinën e tij mbante pa të drejtë stemën e Kuvendit të Shqipërisë, me të cilën edhe prezantohej.
Policia thotë se bëhet fjalë për 23-vjeçarin me iniciale F.S, të cilin uniformat blu e kanë ndëshkuar me gjobë prej 75 mijë lekë për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
‘F. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në automjetin e tij mbante pa të drejtë një dokument (stemën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).
Gjithashtu, shërbimet e Qarkullimit Rrugor e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin F. S., me masë administrative 75 000 lekë, për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, bazuar në nenin 139/3; 184/2 dhe 72/12 të Kodit Rrugor.
/a.d