21 Janari, Sefa: Basha mbështet SPAK. Nesturi: Po për Rrugën e Kombit? Shyqyr që ka bërë kthesë!

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa është përplasur me analistin Plator Nesturin në studion e “3D” në RTSH1 teksa po diskutohej mbi 21 janarin dhe raportin e kryedemokratit Lulzim Basha me drejtësinë.

Sefa solli në vëmendje se si Basha bashkëpunoi sipas tij, me organet e drejtësisë kur u akuzua për aferën e rrugës së Kombit dhe shtoi se është i hapur për të bashkëpunuar edhe për dosjen e 21 janarit, gjë të cilën Gjykata e Lartë i ka kërkuar SPAK-ut të hetojë ngjarjen tragjike të vitit 2011.

Sipas Sfeës, kreu i PD-së me organet e drejtësisë ka qenë shumë korrekt, “nga të paktët funksionarë publikë që në krye të herës. Ka kërkuar vetë të hetohet për rrugën e Kombit, është marrë në pyetje, ka dorëzuar mandatin e deputetit, ka kaluar në procedurë parlamentare”

Nga ana e tij, Nesturi i përmendi faktin se si Basha shpëtoi me procedurë duke përdorur raportin mjekësor.

Debati në studio:

Sefa: Partia Demokratike ka treguar që është e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë. Mendoj se bashkëpunimi që ka treguar z. Basha me organet e drejtësisë ka qenë shumë korrekt, nga të paktët funksionarë publikë që në krye të herës. Ka kërkuar vetë të hetohet për rrugën e Kombit, është marrë në pyetje, ka dorëzuar mandatin e deputetit, ka kaluar në procedurë parlamentare.

Nesturi: Po pra po, por ishte me raport të vizitës shtetërore derisa përfunduan afatet dhe u mbyll me procedurë.

Sefa: Nuk është faji i z. Basha që prokuroria nuk heton dhe e çon kërkesën për të bërë politikë ditën e fundit.

Nesturi: Shyqyr që ka ndërruar Basha dhe ka bërë kthesë, dhe e njeh SPAK-un. Ky është lajm i mirë. Çfarë ka ndodhur më parë e dimë.

Sefa: A është heqja e imunitetit, bashkëpunimi më i madh me organet e drejtësisë. Këtë ka bërë z. Basha. Ne kemi deputetë sot që e kundërshtojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com