“21 janari” në dorë të SPAK/ Gjikondi: Triumf i familjes së Aleks Nikës dhe i Strasburgut

Kalimi i “21 janarit” për t’u hetuar nga Prokuroria e Posaçme është një triumf i familjes së Aleks Nikës dhe Gjykatës së Strasburgut. Kështu u shpreh juristja Brizida Gjikondi, në një intervistë në studion e “Special Report” në ABC News.

Ajo u shpreh se Strasburgu ia ka lehtësuar punën Gjykatës së Lartë, që të marrë këtë vendim, të cilin me padurim e kanë pritur familjarët e Aleks Nikës, i vrarë gjatë protestave të 21 janarit 2011.

“Triumf i  familjes Nika dhe triumf i Strasburgut. Vendimi i Strasburgut është i detyrueshëm. Ia lehtësoi komplet punën drejtësisë shqiptare, e cila në shumicën e rasteve ka qenë e kapur nga politika. Për Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën nuk ka autor. Strasburgu, ka qenë shumë e qartë, kur thotë se autoritetet nuk e kanë hetuar këtë ngjarje dhe kanë thënë se ky krim është krim shtetëror. Autoriteti i vetëm që mund ta hetojë këtë ngjarje, është SPAK”, tha ajo.

Ajo shtoi se ky hap duhet cilësuar si pozitiv pasi ka ardhur dita që edhe drejtuesit e lartë të shtetit do duhet të japin llogari për veprimtarinë e tyre.

“Unë mendoj se janë ditë të mëdha, se nuk mendonin se do vinin, sepse të gjithë shqiptarë kishin pesimizëm se drejtësia shqiptare nuk do funksionojë. Vendimi që është marrë nga Gjykata e Lartë ka qenë vendim i pastruar dhe i qëruar nga Strasburgu. Mendoj se  jo vetëm Berisha, por edhe të tjerë, që duhet të përgjigjen për të gjitha gjërat që kanë pësuar shqiptarët. Familja Nika e ndoqi të drejtën deri në fund duke e çuar çështjet deri te Berisha dhe shpura e tij, që gjithmonë i ka zgjidhur gjërat me gjak dhe me vrasje”, tha ajo./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com