Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, e ka konsideruar një akt të rëndë fshirjen e provave të “21 Janarit”.
I ftuar në “News Line”, ai u shpreh se gjithçka është e qartë pasi televizionet e kanë filmuar atë moment. Sakaq, Klosi shpreson që e vërteta do të dalë në dritë, pasi ngjarjen e njohin më shumë se 10 persona dhe hetimet po vijojnë.
“Unë nuk jam jurist të them si lidhen problemet me nëjra tjetrën. Por dëgjova akuzat dhe një gjë është e mirë pëor këtë ngjarje që të gjitha televizonet e kanë regjistruar këtë ngjarje. Duket qartë që është dhënë me urdhër, momenti kur njerëzit rrëzohen. Llogjikisht, mua s’më duhen prova, e di që prokurorisë i duhen dhe gjykatës, por kjo është detyra e tyre. Prandaj edhe është prokurori speciale. Ata që qëlluan janë njerëz të rëndësishëm të gardës, është diçka që dihet. Provat mund të jenë eleminuar, por ka dhe nga ato që duhet të merren, në pyetje.
Kjo ishte një protestë e lajmëruar, me leje. Është e qartë që serveri i kryeministrisë i ka filmuar, prandaj prishja e tyre ishte shumë e rëndë. Sigurisht, që kam shpresa. Ngjarjen e njohin më shumë se 10 vetë. Kështu që kam shpresën që do dalë”, tha ai.