Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca në “Kontrast” më Report Tv tha se 21 janari është një çështje që po “ulëret për drejtësi” sidomos pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Në kushtet kur Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur mospranim të ankimit të familjarëve të të vrarëve, te cilët kundërshtonin vendimin e SPAK për kalimin e çështjes për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, Ndreca tregon arsyet pse duhet ta marrë në dorë çështjen prokuroria e posaçme.
Denis Minga: Hetimet për 21 janarin? Nëse do ishit sot prokurori i SPAK si do e nisnit çështjen pas vendimit të Strasburgut? Si do e merrnit për ta hetuar?
Ndreca: Ka një parashikim në kodin e procedurës penale si funksionon çështja e kompetencës. Historiku është kaluar në SPAK, SPAK e ka vlerësuar kompetecën, nuk besoj se e ka vlerësuar drejt. Spak ka njëfarë prioriteti në përcaktimin e kompetencës lëndore. E ka çuar në prokurorinë e Tiranës. Ndoshta i është referuar faktit që ka përfunduar në Gjykatën e Lartë.
Denis Minga: Pse e refuzoi SPAK?
Plarent Ndreca: S’kam një arsyetim të shkruar pse e ka refuzuar SPAK, nuk e kam parë pse e ka dërguar për kompetencë në prokurori në e Tiranës. Tashmë në dritën e vendimit të Strasburgut që i thotë qartë se ka mosveprime nga procedurat shtetërore jo vetëm për faj të qeverisë por edhe të procedurave shtetërore. Për çështjen e Aleks Nikës të paktën është e hapur dhe shton autoritetet të hetojnë. Gjykata e Lartë e ka mundësinë për ta rihapur çështjen. Mund të rihapë çështjen e vjetër.
Denis Minga: Cilat mund të ishin versionet e Gjykatës për këtë çështje?
Plarent Ndreca: Rishikimi i çështjes dhe mund ta çojë te prokuroria. Ka prova dhe indicie që janë të përfshirë dhe subjekte të larta që janë kompentencë e SPAK. Vendimi Strasburgut ishte përshkrim shumë i qartë i veprimtarisë historikut faktorëve aktorëve që kanë ndikuar.
Denis Minga: A ka një afat se kur duhet të fillojë çështja për 21 janarin?
Plarent Ndreca: Afatin e ngarkon vetë Strasburgu por ka dhe një ndryshim të kodit të procedurës penale që vendoset një ndër kriteret e rihapjes së çështjeve një vendim i Strasburgut dhe ky është rasti. Kanë detyrimin të marrin masa që vendimi i gjykatës së Strasburgut të zbatohet.
Plarent Ndreca: Tashmë ka një vendim të gjykatës së Strasburgut që ka përshkruar të gjithë historinë e ngjarjes si ka ndodhur dhe kush janë të metat e hetimit. Përmenden të gjitha momentet ku ka dështuar hetimi për shkak të ndërhyrjeve në hetim, pasivitetit, veprimeve për të penguar hetimin… Përmenden të gjitha në vendim. Të gjitha këto kanë çuar në konkluzionin e Strasburgut që këtu nuk ka pasur hetim të thellë që garanton drejtësi në këtë proces./m.j