Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, ku foli lidhur me vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar dhe hapat që drejtësia duhet të marrë për zbardhjen e kësaj ngjarje që gjykata e Strasburgut e konsideroi si krim shtetëror, bëri edhe një deklaratë të fortë sa i takon filmimeve të kamerave të kryeministrisë që regjistruan çdo gjë rreth protestës së 21 janarit 2011.
Beqiri tha se pavarësisht se materialet filmike u fshinë pas mesnate, një person i fotokopjoi pamjet dhe sot i ka ende në dorë. Avokati shkoi më tej, duke deklaruar se personi që ka pamjet filmike i ka dorëzuar ata në DASH dhe më pas SHBA e shpalli Berishën “non-grata”.
“Berisha mori kamerat dhe tha që pamjet janë aty në një kohë që kamerat gjatë natës u kopjuan dhe u fshinë të gjitha pa përjashtim. Berisha mendoi se i fshiu, por ato u fotokopjuan, u morën nga një dorë dhe ajo dorë i ka ende sot. Ajo dorë bëri që të shpallej ‘non-grata’ nga Amerika”- tha Beqiri./m.j