10.1 milionë turistë shijuan Shqipërinë përgjatë gjithë vitit të kaluar.
Është kryeministri Edi Rama që ka shpërndarë në rrjetet sociale një kartolinë të shifrave nga viti që lamë pas.
Kreu i qeverisë thotë se 2023-shi ishte fantastik për turizmin shqiptar dhe ka “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese.
“Dhe me këtë kartolinë shifrash të vitit më fantastik për turizmin shqiptar, ku shënuam rekordin e 10,1 milionë vizitorëve të huaj që e shijuan Shqipërinë tonë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke na “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
/a.r