20-shja mes letrave nuk të shpëton! 33-vjeçari kapet me shpejtësi në makinë, duhej të ishte në arrest shtëpie

Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi tentuan të korruptonin efektivët e “Rrugores”. Një prej tyre. Një 33-vjeçar rezultoi me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pas verifikimeve u zbulua se ai duhej të ishte në arrest shtëpie. Në këtë mënyrë numri i të arrestuarve për korrupsion aktiv ndaj efektivëve të policisë shkon në 40.

“Të kapur në shkelje, këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit, ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin aktiv punonjësve të Policisë”, njoftuan uniformat blu.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në numrin 112.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com