Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 2 Prillin si Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin.
Kjo për të theksuar nevojën dhe për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së atyre me autizëm, në mënyrë që ata të mund të bëjnë jetë kuptimplotë si një pjesë integrale të shoqërisë.
Autizmi është një gjendje neurologjike e përjetshme që shfaqet gjatë fëmijërisë së hershme, pavarësisht nga gjinia apo raca.
Autizmi karakterizohet kryesisht nga ndërveprimet e tij unike sociale, mënyrat jo standarde të të mësuarit, interesat e mprehta në lëndë specifike dhe sfidat në komunikimet tipike.
Shkalla e autizmit në të gjitha rajonet e botës është e lartë dhe mungesa e të kuptuarit ka një ndikim të jashtëzakonshëm tek individët, familjet dhe komunitetet e tyre.
Përveçse është njohur dhe ka nisur të trajtohet vonë, në Shqipëri një pjesë e fëmijëve me autizëm nuk arrijnë të diagnostikohen dhe trajtohen.
Kjo për shkak të mentalitetit të prindërve, ndërsa në shkolla kanë vështirësi të integrohen për mungesë të mësuesve të kualifikuar dhe programeve individuale.