15-vjeçarja kallëzoi të atin për abuzim seksual 4 vite me radhë, lihet në burg 48-vjeçari

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Bledar R., i cili u arrestua më 21 Maj me akuzën e abuzimit seksual ndaj të bijës së tij 15-vjeçare për 4 vite me radhë.

Teksa seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura, korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi ka mësuar se Bledar R. nuk ka pranuar të ketë kryer aktin për të cilin dyshohet dhe akuzohet.

Sjellim në vëmendje se ka qenë e mitura ajo që ka kallëzuar në polici të atin e saj me akuzën e abuzimit seksual. Pas kallëzimit të të miturës, uniformat blu kanë vijuar punën për verifikimin e rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore u vu në pranga i ati i të miturës, 48-vjeçari Bledar R., banues në Golem për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homeseksuale me të mitur”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com