Në mbi 1 muaj, 15 persona janë arrestuar si pasojë e veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor në Tiranë. Është vetë Policia Rrugore e kryeqytetit që ka bërë një bilanc të periudhës nga 18 Janari deri më 24 shkurt.
Shoferët janë vënë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, drejtimin e makinës pa leje drejtimi, shkelje të rregullave me pasoja dhe për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të policisë.
Ndërkohë janë vendosur edhe mbi 10 mijë gjoba.
Njoftimi i plotë i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Përmbledhje e veprimtarive të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për periudhën 18 Janar – 24 Shkurt 2024: Vepra Penale:
•15 persona janë arrestuar për kryerjen e veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor:
•6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;
•5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
•3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja;
•2 për korupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Masat Administrative:
•10,120 masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit, mosrrespektimin e vijave te bardha etj.
Pezullime dhe Bllokime:
•49 masa administrative që përfshijnë pezullim të lejeve të drejtimit;
•9 automjete u bllokuan për shkaqe të ndryshme, përfshirë për masa dhe detyrime të palikuiduara.
Kujdesi dhe përkushtimi ynë për rritjen e sigurisë rrugore është i pandalur! Le të punojmë së bashku për rrugë më të sigurta për të gjithë!
/a.r