1416 kg lëndë plasëse në depon e tij, kapet 55 vjeçari në Bulqizë

Magazinonte lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetjak, por më pas e tregtonte (shiste) në 9 subjekte të tjera, Policia nis procedimin penal për pronarin e një subjekti minerar. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përmbushje të objektivave të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit, në bashkëpunim me Prokurorinë,  bazuar në inteligjencën policore se një subjekt në mënyrë të paligjshme tregtonte (shiste), lëndë plasëse në disa subjekte të tjera minerare,  kanë organizuar punën me qëllim verifikimin, parandalimin e mëtejshëm dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, për veprën penale  “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” për shtetasin G.Ç., 55 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në Thekën Martanesh, pasi  magazinonte në depon e tij, sasi me lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetiak, më pas në mënyrë të paligjshme  dhe pa autorizim përkatës nga Komisariati i Policisë, e  tregtonte (shiste) lëndën plasëse në 9 subjekte të tjera, duke u mjaftuar vetëm me një akt-marrveshje të lidhura mes palëve (subjekteve).

Në këtë subjekt janë sekuestruar 1416 kg lëndë plasëse dhe 220 kapsolla elektrike. Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com