12-vjeçari vjedh kursimet e familjes nën efektin e drogës, lirohen adoleshentët

Lidhur me aktin e denoncuar në “Stop” në Tv Klan, të 5 adoleshentëve që shantazhuan dhe droguan shokun e tyre për ta detyruar më pas të vidhte kursimet e familjes, policia e Korçës dhe OPGJ Andi Shuli duket se e kanë manipuluar këtë çështje. Adoleshentët, autorë të krimit, janë marrë në pyetje por janë lënë të lirë me pretendimin se paratë ua ka dhënë vetë 12-vjeçari.

OPGJ-ja nuk ka sekuestruar telefonat e të miturve për të zbuluar prova të mundshme të shantazhit. Të miturit gjithashtu nuk i është bërë test droge dhe nuk është asistuar me psikolog gjatë marrjes në pyetje.

Babai Artan Sedaras: Alo, përshëndetje…Andi, Tani jam…

OPGJ Andi Shuli: Po, urdhëro, ëëëhh…

Babai Artan Sedaras: Jam Artani nga Goskova.

OPGJ Andi Shuli: Ë vëlla, se jam me leje jam në shtëpi…

Babai Artan Sedaras: Mirë o, mirë dakord, që je me leje. Për fëmijët ç’bëre? Për atë të drogës?

OPGJ Andi Shuli: Po ik o burrë, interesohu në Prokurori Korçë të keqen lali! Mos më ashtu, se jam në shtëpi..! Hajde!

Babai Artan Sedaras: Po mirë o mirë po unë kam hall o vëlla…e mbylli.

Nga ana tjetër, as prokurorja Ermira Prifti nuk ka pyetur babain dhe 12-vjeçarin. Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregon për “Stop” në Tv Klan mangësitë në këtë rast skandaloz.

Ervin Karamuço: Analiza toksikologjike, nëse pretendohet që personi ka qenë nën ndikimin e narkotikëve menjëherë kërkohet analiza e menjëhershme se duhet ta dini që ato brenda pak ditësh nuk bëhen më evidente dhe nuk dalin në analizë. Qelizat celular, duhet patjetër të merren tabulatet, të shikohen dhe të sekuestrohen telefonat, të hapen dhe të shihet komunikimi midis grupit se si ka funksionuar dhe nëse ka pasur një planifikim të tillë.

Nga ana tjetër duhet të zhvillohen hetime edhe për kopjen e çelësit. Kush është personi i besuar i cili ka  hyrë në shtëpi dhe ia ka marrë gjyshit të tij çelësin i cili më parë është bërë kopje? Sepse kjo na nxjerr që nuk është vetë fëmija, i mituri por një person tjetër dhe a është ky grupi që ka menduar kaq mirë, në mënyrë intelektuale, kaq të pjekur gjithë këtë plan apo unë dyshoj, që ka një person tjetër që i ka shfrytëzuar për të përvetësuar paratë në kasafortë.  Nuk di në rastin konkret pse kanë munguar këto por mua më ngjan sikur duan ta mbyllin si çështje.

Valbona Treska, kryetarja e Urdhrit të Psikologut thotë se ky fëmijë duhet të ishte asistuar pasi trauma e tij është e rëndë dhe veç shumës monetare, rrezikon edhe humbja e tij si personalitet.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com