111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, mbahet për herë të parë “parada e shqiptarëve”

Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë dhe krijimit të shtetit. Sot në festën e Pavarësisë mbi 5 mijë të ftuar në Tiranë që do të marrin pjesë në ‘’Paradën e shqiptarëve’’.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trojet shqiptare dhe kudo nëpër botë.

“Parada e shqiptarëve” organizohet për herë të parë në vendin tonë.Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.

Parada të fillojë në orën 11:00. Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të bëhet dhe ngritja ceremoniale e flamurit kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com