111- vjetori i Forcave të Armatosura, presidenti Begaj: Krenaria jonë kombëtare!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Forcat e Armatosura të Shqipërisë në 111-vjetorin e krijimit të tyre.

Kreu i shtetit përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, tha se Forcat e Armatosura janë krenari kombëtare që kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Presidenti vlerësoi angazhimin e tyre në një sërë misionesh dhe operacionesh për paqen dhe sigurinë në vend, rajon dhe në botë, si dhe përmbushjen e detyrave me dinjitet, përkushtim dhe profesionalizëm.

“Në këtë ditëlindje të 111-të të tyre ne përulemi, nderojmë dhe jemi mirënjohës për shërbimin, kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura,” – u shpreh Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com