“11 gjyqe i kam fituar me katranin e madh dhe…”, Rama do të padisë Bardhin: Kllouni i dalluar të provojë akuzat

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një padi ndaj Gazment Bardhit, me akuzën e kallëzimit të rreme.

Kjo pasi SPAK vërtetoi që vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama nuk ishte i implikuar në aktivitet kriminal sic e denoncoi Bardhi.

“Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallëzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë”, tha Rama.

Më tej Rama tha se 11 gjyqe i ka fituar ndaj opozitës, ndërsa 7 të tjera janë në radhë përfshi edhe kete te fundit me Bardhin.

“11 gjyqe i kam fituar vetëm unë deri tani me katranin e madh dhe katranët e vegjël të “babit”. 7 të tjera janë në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin për këtë poshtërsinë e radhës, ku ky klloun i dalluar i cirkut politik të sharjeshpifjeve, do të duhet të provojë para gjykatësve se si ja kam fshehur unë drejtësisë tim vëlla dhe si kam promovuar pastaj në karrierë dy prokurorët që kanë bashkëpunuar me mua në këtë krim”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com