As një iniciativë personale, as një ngjarje spontane. Ishte një proces. Kështu e quan historiani i njohur Paskal Milo Revolucionin e Qershorit të 1924, që solli në pushtet qeverinë e drejtuar nga politikani, shkrimtari e intelektuali Fan Noli, duke vlerësuar faktin që Akademia e studimeve Shqiptare sjell rishikimin e kësaj ngjarjeje 100 vjet më pas.
“Ishte rezultat i një zhvillimi që nuk u bë vetëm në muajt maj-qershor. Ai pati një parahistori, pati një zhvillim, u projektua dhe u poq në rrethana të caktuara.”
Sipas historianit, pavarësisht emrit që i jepet asaj ngjarje nga gjykimi i studiuesëve, disa duke e quajtur revolucion, të tjerë grusht shteti, duhet të theksohet se ishte një sipërmarrje më e gjerë, më e madhe sesa një individ i shquar, siç ishte Noli.
Por nga ata tjetër, Paskal Milo nuk pranoi që nga mospërputhjet në emërtim, të minimizohet edhe efekti apo roli që luajti Revolucioni i Qershorit. Duke e quajtur një ngjarje të madhe historike për Shqipërinë, Milo tha se nuk duhet ta qëllojmë me gurë, pasi ai i tregoi botës dëshirën e shqiptarëve për demokratizim dhe europianizim, si dhe një dëshirë për shkëputje nga otomanizmi, që nuk ishte thjesht një heqje flamuri, por ishte shkëputje nga një mendësi.
“Në thelb Revolucioni i Qershorit dhe programi i tij ishte për emancipimin e Shqipërisë. Ishte një program për t’u shkëputur nga otomanizmi. Otomanizmi nuk ishte një flamur që vendosej në selinë e qeverisë, apo ndërtesën e atij parlamenti
Shqipërisë kishte nevojë t’i hapeshin perspektiva europiane dhe Noli e revolucioni pikërisht këtë morën përsipër. A ia arritën qëllimit? Nuk ia arritën plotësisht, por dhanë kontribute, hapën dritare, krijuan hapësira që të fillohet të mendohet ndryshe. Prandaj vlerësimi për revolucionin, edhe 100 vite pas i ai ka ndodhur, ne duhet ta shohim në mënyrë progresiste, për shkak të rolit që luajti, të misionit që kreu dhe jo ta minimizojmë.”
Si historian, Milo deklaroi se nuk bie dakord me ata që i quajnë ngjarjet e 1924 puç, pasi sipas tij ky emërtim bëhet më tepër për të denigruar atë ngjarje.
/a.r