10 vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Po ndërhyjmë nga ajri përmes ekipit rumun

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 44 vatra zjarri në vend, nga të cilat 34 janë shuar, ndërsa 10 vatra mbeten ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes tha se në disa nga vatra ku ndërhyrja nga toka është e pamundur është ndërhyrë nga ajri përmes ekipit rumun që ka ardhur në mbështetje të Shqipërisë për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Konkretisht vijojnë të jenë aktive, por pa rrezikuar banesat, vatrat e zjarrit në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë.

Vlerësojmë punën e bërë deri tani nga bashkitë e prekura nga zjarret dhe u kërkojmë të angazhohen maksimalisht, të informojnë publikun dhe komunitetin e rrezikuar, të sigurojnë funksionimin e sistemit të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në territorin e tyre si dhe të  informojnë në kohë Prefektin e Qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile lidhur me situatat e zjarreve. I ftojmë gjithashtu të bashkëpunojnë me bashkitë fqinje,  duke  angazhuar  kapacitetet  në përballimin e zjarreve. 

U kërkojmë autoriteteve lokale, në zbatim të ligjit, të mbajnë në gatishmëri strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si dhe të aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private për përballimin dhe lehtësimin e  situatës nga zjarret”, tha Ministria e Mbrojtjes.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com