“10 milionë euro për kokën e Martinajt”, kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri- tjetrin.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, grupi i Ervis Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Leonard Dukës.

Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë.

Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.

Duka nuk u ndal me kaq. Ai hapi fjalë në “botën e errët” se ofronte 2 milionë euro, kush jepte informacion për Ervis Martinaj, dhe 10 milionë euro kush e vret.

Fjalën kishte filluar ta hapte Gjin Ndoj dhe Martinaj në komunikim me Leonard Dukën, shprehet se “ne e rrëmbyem dhe na tha që ka gënjyer, më pas ne e vramë”.

Këto premtime vunë në lëvizje “qitësit” e botës së krimit që filluan të afrohen me klanin “Duka”, duke marrë përsipër eleminimin e Martinajt.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com