1 nga 5 më të kërkuarit në Shqipëri, Karamuço: Talo Çela mund të jetë ekzekutuar dhe asgjësuar

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se ekzistojnë shanset që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe trupi i tij të jetë zhdukur.

“Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, tha Karamuço për “Abc News”.

Karamuço u shpreh se lidhur me këtë çështje deri më tani nuk ka asnjë provë, por nga të dhënat që vijnë, flitet që mund të jetë vrarë dhe më pas është zhdukur.

“Për Talo Çelën, ka dyshime të forta nga ana e Policisë së Shtetit që është vrarë dhe zhdukur, por deri tani nuk ka asnjë provë. Nga përgjimet ka pasur një tendencë që nëse zbulohej do të shkonte në vendet latine dhe të ndryshonte pamje. Por nga të dhëna që vijnë, ata flasin që është vrarë dhe zhdukur”, vijoi Karamuço.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com